U zhvillua një ndeshje e fortë midis dy skuadrave, AF Elbasani dhe FK Apolonia, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke treguar shfaqje të ambicjes së të dyja skuadrave për të kryesuar tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë.
Takimi përfundoi me rezultatin e ngushtë 3-2 për Elbasanin.
Ndeshja pati momente të shumta tensioni e sidomos kur arbitri kryesor favorizoi dukshëm AF Elbasanin e dha shumë kartona të verdhë dhe 1 penallti kundër Apolonisë. Ai ishte gati të jepte edhe penalltinë e dytë, por e pengoi arbitri anësor.
Apolonia bëri dy gola të shkëlqyer qysh në minutat e para të takimit, duke i tërbuar djemtë Elbasanas.
Goli i parë u shënua nga Xhovalin Trifoni në minutën e 4-të dhe 2 minuta më pas goli i dytë nga Erald Maksuti në minutën e 6-të.
Tifozët Elbasanas bënë gjeste antisportive duke hedhur në fushën e lojës flakadanë, shishe uji, duke sharë në kor Portierin e Apolonisë dhe duke bërë presion mbi arbitrat dhe lojtarët tanë.
E favorizuar dukshëm nga Arbitrimi, skuadra vendase, AF Elbasani shënoi golin e parë falë një penalltie në minutën e 18-të që u gjuajt nga Karakaci dhe gati u prit nga Romeo Harizaj.
Ndeshja ishte një sfidë e vazhdueshme midis portierëve dhe mbrojtjes së dy ekipeve.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, FK Apolonia tregoi karakterin e padiskutueshëm. Djemtë tanë nuk u dorëzuan dhe luftuan me guxim për të rikthyer emocionin në lojë. Por në minutën e 63-të Kasa shënon golin e barazimit, duke ngritur shpresa tek elbasanasit.
Eralda Maksuti u godit nga elbasanasit dhe la fushën, ndërsa trajneri Yeray nuk mundte ta zëvendësonte sepse i kishte konsumuar ndërrimet.
Apolonia kështu mbeti me 10 lojtarë në minutat vendimtare të ndeshjes.
Në minutën e 98-të (sekondat e fundit të shtesës), Kasa shënoi dhe golin e kthesës përfundimtare të ndeshjes.
Ndeshja ishte një spektakël emocionues për tifozët e dashamirësit e shumtë të futbollit.
Djemtë tanë treguan forcë, zhdërvjellësi, shpirt luftarak dhe këmbëngulje, por nuk arritën dot të merrnin 3 pikët dhe lëshuan kreun e tabelës së klasifikimit, që e mbanin prej 3 javësh.












