NDESHJA E RADHËS

Arkiva, Lajme

Antigona Hyska, pasioni për futbollin, suksesi i portieres së Apolonisë

Antigona Hyska, pasioni për futbollin, suksesi i portieres së Apolonisë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Antigona Hyska njihet si nje nder portieret më të talentuara dhe jo rastesisht shpallet edhe si portierja më e mirë në Shqipëri. 18- vjeçarja pasionin e saj për futbollin e ushtron në qytetin e Fierit ku është pjese e skuadrës së Apolonisë dhe një nga pikat më të forta të këtij ekipi.
Bëhet fjalë për talenten Antigoni Hyska, që përveçse pjesë e skuadrës së parë të Apolonisë për femra, është pjesë e kombëtares shqiptare të femrave, ku dhe ka qenë edhe kapitene e përfaqësues shqiptare U-17.

Hapat e parë të nisjes së karrierës si futbolliste pikërisht ishin qe në ambientet e shkollës, unë krijova lidhjet e para me futbollin. Luaja me djemtë dhe kuptova që kjo lojë më përket dhe njëkohësisht i përkas. Më pas, në mënyrë profesionale u regjistrova në ekipin e moshave të Apolonisë për femra dhe tashmë jam pjesë e ekipit të parë. Reagimi i familjes ka qenë pak i çuditur por babi me ka mbeshtetur ne cdo hap te karrjeres time .Ai ka qenë për cdo gjë pranë dhe e falenderoj nga zemra po ashtu dhe familjaret e tjerë qe me japin kurajo per te ecur ne hapat e duhura. Kam qenë per pak kohë kapitene e Kombetares U-17 aktualisht nuk jam me aty sepse luaj ne kombetaren u-19 dhe kombetaren e madhe. Ai ka qenë nje privilegj shum i madh per mua dhe nje motiv per te hedhur hapa me lart.Kam një marrëdhënie shumë të mirë edhe me grupin edhe me trajnerin, si në Kombëtare ashtu edhe në klubin ku luaj. Duke qenë vajza, merremi vesh mirë dhe jemi një grup i mirë. Nuk ka xhelozi mes nesh, pasi kemi si qëllim të rritemi dhe të mbështesim njëra-tjetrën. Po punoj shumë dhe po stërvitem jo vetëm në seancat stërvitore me ekipin, por edhe individualisht. Ajo është kthyer në një shembull në Fier për talentin që ka, ndërkohë që këshillon çdo vajzë që të mos ngurojë për asnjë moment të ndjek ëndrrën që ka

Lajme e fundit

×