Fransis Ndubuisi në një interviste per web F.K. Apolonia:
Si e vlerësoni ecurinë në ketë sezon?
Ky sezon nisi vitin e shkuar, bëmë 3-4 ndeshje, e para mirë dhe pastaj e humbëm fokusin dhe ramë pak, por këtë vit ne u ngritëm, i kuptuam dhe i korigjuam gabimet e vitit të shkuar. Unë kam luajtur qysh nga fundi i sezonit të kaluar. Ne do të shkojmë në play off.
Cfarë ambiciesh keni për skuadrën e Apolonisë?
Ambicia ime per Apoloninë është progresi i skuadrës time, që të shkojë në Abissnet Superiore. E di që nuk është e lehtë. Ne po punojmë fortë.
Cfarë ambiciesh keni për veten?
Ambicia që kam për veten time është të luaj në Europë, ëndrrat e mia janë të shkoj në Europë dhe ëndrra ime do të bëhet realitet.
Cili është lojtari model për ju?
Kam disa lojtarë model në mendje, por modeli im është Konate i Liverpulit, për shkak të shtatlartësisë që ka dhe lëvizjeve që bën.












