NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

Femra, FK Partizani – FK Apolonia 0-3

Femra, FK Partizani – FK Apolonia 0-3

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Skuadra e vajzave të FK Apolonia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj FK Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore të Femrave, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”.
Takimi u mbyll me rezultatin e pastër 0-3, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të vajzave fierake.

Apolonia dominoi lojën gjatë gjithë 90-minutëshit, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 43-të me një goditje të saktë nga Esther Owusu.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, epërsia u dyfishua nga Nicole Ndjock Pouhe, e cila finalizoi me qetësi për t’i dhënë Apolonisë avantazhin 0-2.

Në minutat e fundit të takimit, Bruna Lisandra Tenutti De Souza vulosi fitoren me golin e tretë, duke e mbyllur ndeshjen në mënyrën më të mirë për skuadrën tonë.

Me këtë rezultat, FK Apolonia vazhdon rrugëtimin me ambicie të qarta në kampionat, duke treguar cilësi, disiplinë dhe një skuadër që rritet nga ndeshja në ndeshje.

Lajme e fundit

×