Në kuadër të Kategorisë Superiore për Femra, FK Apolonia u përball me KF Gramshin në kompleksin sportiv “FC Dinamo”, në një takim të fortë që përfundoi me rezultatin 1-1.
Skuadra vendase kaloi e para në avantazh me Flondra Behramin në minutën e 5-të të ndeshjes. Megjithatë, vajzat fierake nuk u dorëzuan dhe pas një loje të mirë të zhvilluar në pjesën e dytë, Katiele Silva Santos barazoi rezultatin në minutën e 66-të, duke siguruar një pikë të vlefshme për Apoloninë.