FK Apolonia u përball me KS Burrelin në stadiumin “Loni Papuçiu”, në një ndeshje të vlefshme për kampionatin e Kategorisë së Parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të miqve.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Burrelit, pasi Igli Rrapi shënoi në minutën e 39’.
Në pjesën e dytë, fierakët reaguan dhe arritën të barazonin shifrat me anë të Mmesoma Anthony Umejiego në minutën e 54’.
Megjithatë, Rrapi goditi sërish në minutën e 72’, duke i dhënë 3 pikët skuadrës mike.