Në kuadër të kampionatit Abissnet Superiore U19, FK Apolonia u përball me Partizanin në Stadiumin “Arena e Demave”, në një sfidë të fortë që u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit.
Partizani kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Franci Hysalliut, ndërsa në minutën e 54-të, Elson Himallari dyfishoi shifrat.
Megjithatë, Apolonia nuk u dorëzua dhe në minutën e 83-të,
Sebastjan Cjapi realizoi me penallti, duke i dhënë shpresë ekipit.
Pavarësisht rezultatit, ekipi U19 tregoi karakter dhe luftoi deri në fund.