Në javën e radhës të kampionatit Abissnet Superiore U17, FK Apolonia u përball me Partizanin në Stadiumin “Arena e Demave”, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 4-0 për vendasit.
Golat për Partizanin u shënuan nga Dion Vata në minutën e 44-të, Kleron Allushajn në minutën e 60, Nikolo Hykollarin në minutën e 79 dhe Odisea Gjatin në minutën e 88.
Pavarësisht përpjekjeve, Apolonia U17 nuk arriti të shënojë, por ekipi vijon rrugëtimin në kampionat me synimin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.