FK Apolonia ka arritur një triumf të rëndësishëm në javën e radhës të kampionatit, duke mposhtur KS Besën me rezultatin 1-2 në stadiumin “Luz i Vogël”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendasit kaluan në avantazh në minutën e 48-të me anë të William Cordeiro Melo, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Reagimi i Apolonisë erdhi menjëherë dhe brenda vetëm një minute skuadra përmbysi rezultatin: fillimisht Xhovalin Trifoni barazoi në minutën e 65-të, ndërsa Mmesoma Anthony Umejiego shënoi golin e dytë në minutën e 66-të, duke i dhënë epërsinë që do të rezultonte vendimtare.
Falë këtij 3-pikëshi, Apolonia konfirmon formën e mirë dhe shikon me më shumë besim sfidat e ardhshme të kampionatit.