NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

FK Apolonia Femra mbyll sezonin në vend 4

FK Apolonia Femra mbyll sezonin në vend 4

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në ndeshjen për vendin e tretë të Final 4 të Kategorisë Superiore për femra, FK Apolonia u përball me KF Gramshin në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz.
Një përballje e luftuar dhe me emocione, ku vajzat e Apolonisë dhanë maksimumin, por ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Gramshit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga raste të shumta për të dyja skuadrat. Gramshi kaloi i pari në avantazh me golin e Jehona Cokës në minutën e 32, por vajzat fierake reaguan menjëherë dhe në fundin e pjesës së parë arritën të barazonin me një gol të bukur të Xhesika Ndoj.

Në pjesën e dytë, loja mbeti e ekuilibruar deri në minutën e 86, kur Lidiane Lopes Ribeiro shënoi golin vendimtar për Gramshin, duke vendosur rezultatin final në 1-2.

Lajme e fundit

×