NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

Femra, KF Vllaznia – FK Apolonia 3-2

Femra, KF Vllaznia – FK Apolonia 3-2

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në ndeshjen e kthimit të Final 4 të Kategorisë Superiore për Femra, skuadra e FK Apolonia u përball me KF Vllaznia në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas një përballjeje të luftuar, ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën vendase.

Apolonia e nisi ndeshjen fuqishëm, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5-të, me një gol nga Klea Hamonikaj nga pika e bardhë e penalltisë. Por Vllaznia reagoi menjëherë me Megi Docin, e cila barazoi rezultatin në minutën e 8-të. Aidena Mustafaj shënoi për Vllazninë në minutën e 26-të, ndërsa Hamonikaj riktheu baraspeshën përkohësisht me golin e saj të dytë personal në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Doci realizoi edhe golin e tretë për Vllazninë në minutën e 71-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pavarësisht humbjes, vajzat e FK Apolonia treguan shpirt gare dhe një performancë dinjitoze në një ndeshje të nivelit të lartë, duke dëshmuar se janë një forcë e rëndësishme në futbollin shqiptar për femra.

Lajme e fundit

×