NDESHJA E RADHËS

U21 FK Apolonia mposht KF Tirana
Ndeshjet e javes, U21

U21 FK Apolonia mposht KF Tirana

U21 FK Apolonia mposht KF Tirana

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ekipi U21 i FK Apolonia ka regjistruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj KF Tirana, në ndeshjen e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia” në Fier.

Ndeshja nisi mjaft mirë për djemtë fierakë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 6-të me anë të Cephas T Boy Gbarbo. Dominimi i Apolonisë në pjesën e parë u konkretizua edhe me golin e dytë në minutën e 28-të, i shënuar nga Andi Kajolli.

Në pjesën e dytë, Apolonia administroi mirë avantazhin dhe vazhdoi të kontrollojë ritmin e lojës. Goli i tretë erdhi në minutën e 78-të nga Abjel Bejzade, i cili vulosi fitoren me një realizim të bukur.

Një fitore e merituar për Apoloninë U21, që tregon rritje të vazhdueshme në çdo ndeshje.

Lajme e fundit

×