FK Apolonia ka arritur një fitore të thellë dhe të merituar në transfertën ndaj KF Erzeni, në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv “Egnatia”, duke e mbyllur sfidën me rezultatin e thellë 1-5.
Ndeshja nisi vrullshëm për Apoloninë, që kaloi në avantazh që në minutën e 4-të me anë të Mmesoma Anthony Umejiego, i cili shfrytëzoi një aksion të shpejtë për të tundur rrjetën. Erzeni reagoi dhe barazoi përkohësisht me golin e Ergi Hodos në minutën e 21-të. Megjithatë, Apolonia riktheu shpejt epërsinë me golin e dytë të realizuar nga Xhovalin Trifoni në minutën e 25-të.
Robin Kane Hney realizoi golin e tretë në minutën e 40-të. Në pjesën e dytë, Erald Maksuti shtoi edhe një tjetër gol për Apoloninë në minutën e 48-të, ndërsa rezultati final u vulos nga një autogol i Iriglen Zaimajt në minutën e 62-të, pas një presioni të vazhdueshëm në zonën e Erzenit.
Me këtë rezultat, Apolonia tregon formën e mirë dhe përkushtimin në këtë fazë të sezonit.