Në një përballje plot emocione dhe gola, Apolonia U21 arriti një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë U21 me rezultatin 4-2.
Ndeshja u zhvillua në Akademinë “FK Apolonia” në Fier dhe ishte një spektakël të vërtetë. Apolonia kaloi e para në avantazh me golin e Andrei Vrushit në minutën e 41-të, por Vllaznia reagoi dhe barazoi rezultatin me një penallti të realizuar nga Ernest Hagrepi në minutën e 44-t.
Në pjesën e dytë, shkodranët përmbysën rezultatin me një tjetër gol të Hagrepit në minutën e 54-t.
Megjithatë, Apolonia nuk u dorëzua dhe nisi një ofensivë të fuqishme. Barazimi erdhi në minutën e 75-të me golin e Koffi Bernardin Ayivit, ndërsa në minutat e fundit të shtesës, fierakët realizuan edhe dy gola të tjerë me Ladji Kamagate dhe Mmesoma Anthony Umejiegon, duke vulosur një fitore të madhe me shifrat 4-2.
Një ndeshje emocionuese, ku FK Apolonia U21 tregoi karakter dhe forcë për të përmbysur një disavantazh dhe për të siguruar tre pikë të rëndësishme.