FK Apolonia nuk ia doli të siguronte pikë në përballjen e sotme kundër FC Flamurtarit, e cila u zhvillua në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe përfundoi me rezultatin 1-2.
Ndeshja nisi me intensitet, me të dyja skuadrat që kërkuan rrugën drejt rrjetës.
Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Aldrit Oshafin, në minutën e 26-të.
Apolonia arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë, me golin e Eneh Ndubuisi Francis në minutën e 45+3’.
Në pjesën e dytë, të dy ekipet shtuan presionin në kërkim të fitores, por FC Flamurtari me anë të Vasil Shkurtajt shënoi në minutën e 68-të.