Ekipi U17 i FK Apolonia u përball me FK Partizani në ndeshjen e Play-Off-it për sezonin 2024/25, e cila u zhvillua në Stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier. Sfida përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të skuadrës mike, pavarësisht përpjekjeve të ekipit tonë për të qëndruar në garë.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe Partizani kaloi në avantazh herët, me golin e Ergit Hykës në minutën e 7-të. Reagimi i Apolonisë ishte i shpejtë dhe në minutën e 11-të, Orion Nexha barazoi shifrat dhe Denis Ndreka shënoi në minutën e 41-të, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit për një rezultat pozitiv.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Partizani rriti presionin dhe arriti të shënojë plot katër gola me Rei Zekaj, realizoi nga pika e bardhë në minutën e 61-të, i ndjekur dy minuta më vonë nga Musa Llesha. Në minutën e 68-të, Flavio Sallaku dhe 84-t, Luciano Myrto shënoi golin e pestë për Partizanin. Në fundin e ndeshjes, Ergit Hyka realizoi dopietën e tij personale në minutën e 86-të.
Pavarësisht humbjes, ekipi ynë tregoi shpirt gare dhe momente të mira gjatë ndeshjes.