NDESHJA E RADHËS

Akademia, Ndeshjet e javes

U15, FK Apolonia – KF Tirana 1-5

U15, FK Apolonia – KF Tirana 1-5

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ekipi U15 i FK Apolonia u përball me KF Tirana në një ndeshje të zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia”, e cila përfundoi me rezultatin 1-5 në favor të skuadrës mike.

Pjesa e parë e takimit ishte e ekuilibruar deri në minutën e 40-të, kur Rahul Hakaj kaloi në avantazh Tiranën. Vetëm pesë minuta më vonë, Erikson Lepuri dyfishoi rezultatin, duke e mbyllur pjesën e parë të lojës me shifrat 0-2.

Në pjesën e dytë, Hakaj realizoi golin e tij të dytë në minutën e 51-të, ndërsa një minutë më pas, Lepuri shënoi golin e katërt për Tiranën.

FK Apolonia reagoi në minutën e 62-të, kur Uesli Sakaj gjeti rrugën e rrjetës, duke ngushtuar përkohësisht diferencën në 1-4.

Megjithatë, në minutën e 68-të, Ensoel Ndreca vulosi rezultatin përfundimtar 1-5 në favor të KF Tirana.

Pavarësisht rezultatit, ekipi ynë tregoi disa momente të mira gjatë ndeshjes dhe do të vijojë punën për të përmirësuar paraqitjet në sfidat e ardhshme.

Lajme e fundit

×