NDESHJA E RADHËS

Femra, Ndeshjet e javes

Femra, FK Partizani – FK Apolonia 4-3

Femra, FK Partizani – FK Apolonia 4-3

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U zhvillua sot në “Arena e Demave” ndeshja midis FK Partizanit dhe FK Apolonisë në kudarin e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-3 në favor të FK Partizanit.
Micheli Ferreira Dos Santos shënoi golin për Partizanin në minutën e 3-të.
Apolonia reagoi menjëherë dhe barazoi me Anela Vishkullin në minutën e 4-t.
Më pas Victoria Thalita Alvarenga Dias riktheu avantazhin për Partizanin në minutën e 19-të, ndërsa Arlinda Kodra e çoi rezultatin në 3-1 në minutën e 35-të.
Arlinda Kodra realizoi dopietën e saj në minutën e 56-të, duke rritur diferencën në 4-1 për Partizanin.
Por Apolonia nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë fuqishëm me dy-golësh të Bruna Lisandra Tenutti De Souza, e cila shënoi në minutat 54 dhe 60, duke ngushtuar rezultatin në 4-3.
Në minutën e 89-të, Apolonia pati një mundësi të artë për të barazuar, kur Antigoni Hyska mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, por ajo nuk arriti të realizonte saktë, duke i lënë tri pikët Partizanit në një ndeshje plot tension dhe spektakël. Apolonia i kishte të gjitha mundësitë ta barazonte e ta fitonte këtë ndeshje.

Lajme e fundit

×