FK Apolonia, ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertën e zhvilluar në Stadiumin “Liri Ballabani” në Burrel, duke mposhtur ekipin vendas me rezultatin 0-1.
Goli që vulosi triumfin e Apolonisë u realizua nga Xhovalin Trifoni në minutën e 62-të, pas një aksioni të koordinuar të skuadrës sonë.
Performanca solide e ekipit dhe përqendrimi në mbrojtje ishin çelësi i suksesit në këtë sfidë.
Kjo fitore i jep FK Apolonisë tre pikë të rëndësishme në vazhdën e sezonit dhe na afron edhe më shumë me objektivat tona.