Në një sfidë të luftuar deri në minutën e fundit, ekipi ynë U19 i FK Apolonisë u përball me KF Teutën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, e cila u zhvillua në “Shtëpia e Futbollit – FSHF”.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Teutës.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga Samuel Xhafkollari në minutën e 89-të, nëpërmjet një penalltie. Pavarësisht rezultatit, djemtë tanë dhanë maksimumin në fushë, duke treguar karakter dhe një paraqitje dinjitoze deri në fund.