Në ndeshjen e luajtur në Fier, FK Apolonia dhe KF Valbona ndanë pikët pas barazimit me 0 gola për secilën skuadër.
Ishte një lojë e luftuar dhe me ritëm të lartë.
Ekipi ynë krijoi disa raste të mira për shënim gjatë pjesës së parë, por mungesa e konkretizimit në zonën kundërshtare qe u ndikua edhe nga mungesa e Maksutit në këtë ndeshje i mohuan Apolonisë mundësinë për të kaluar në avantazh.
Skuadra e Apolonisë bëri lojë të fortë dhe ishte e angazhuar plotësisht, me synimin e qartë për fitore. Tani e gjithë vëmendja përqendrohet te ndeshja e radhës, ku synimi ynë mbetet fitorja.