Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia,” skuadra U19 e FK Apolonia barazoi 2-2 ndaj KF Vllaznia U19.
Apolonia e nisi fuqishëm lojën, duke kaluar në avantazh në minutën e 21 falë një goli të bukur nga Nnamdi Joseph Mathias. Megjithatë, vetëm pak minuta më pas, në të 25-ën, një autogol i pafat nga Anxhi Xhebexhiu barazoi rezultatin për Vllazninë.
Skuadra fierake riktheu epërsinë në minutën e 35 me golin e Muhammed-Nazir Omeiza Yakubu, duke shkuar në pushim me rezultatin 2-1.
Vllaznia arriti të shënoi të vetmin gol në minutën e 90’+6’, duke siguruar një pikë për ekipin shkodran.