Në një ndeshje të vlefshme për kampionatin U18, FK Apolonia u përball me KF Vllaznia në Fier, ku rezultati përfundimtar ishte 1-3 në favor të skuadrës shkodrane.
Apolonia nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6 falë golit të Favour Chinedu Okere.
Por Vllaznia reagoi në minutën e 35, kur Klenis Smakaj barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, në minutat shtesë të lojës, Seralb Hotaj i Vllaznisë shënoi dy gola në minutat 90+1 dhe 90+7, duke vulosur fitoren për skuadrën mysafire.
Pavarësisht rezultatit, ekipi i Apolonisë tregoi momente të mira loje. Ka pasur reagime shumë të forta për ndihmë të arbitrit në këto 2 gola të shënuar në minutat e fundit dhe gjatë gjithë ndeshjes.