Ndeshja midis FK Apolonia dhe FK Kukësi, e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të Kukësit.
Apolonia kaloi shpejt në avantazh falë golit të shënuar nga Xhovalin Trifoni në minutën e 4-të.
Megjithatë, Kukësi reagoi me golin e barazimit të realizuar nga Abubakar Abdulkadir Nasir në minutën e 5-të.
Në minutën e 40-të dhe 60-të Francesko Hasaj i Kukësit realizoj golat e radhës.
Apolonia arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 80-të me golin e Rubin Hebeja, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Pavarësisht rezultatin, nga lojtarët e Apolonisë ishte një lojë e luftuar deri në minutat e fundit të shtesës.