KF Kastrioti arriti një fitore të pa merituar ndaj FK Apolonisë me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.
Përballja ishte mjaft e tensionuar dhe e luftuar nga të dyja ekipet.
Goli i vetëm i takimit u realizua nga Elvi Berisha në minutën e 90’+3’, pas një faulli që u dha në favor të Kastriotit, i cili ishte i padrejtë.
Vendimi i gjyqtarit ngjalli reagime të forta nga tifozeria dhe Apolonia.
FK Apolonia largohet me zhgënjim nga kjo ndeshje, duke ndjerë se arbitrimi e ndikoi rezultatin në favor të Kastriotit.