Në një ndeshje plot me tension në stadiumin “Korabi”, në Peshkopi, FK Apolonia triumfoi me një fitore të pastër 3-0 ndaj KS Korabit.
Apolonia arriti të kalonte në avantazh pak para përfundimit të pjesës së parë, me Enea Topin që shënoi në minutën e 44-t.
Në fillim të pjesës së dytë, Erald Maksuti dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të, duke i dhënë më shumë siguri ekipit.
Tensionet në fushë vazhduan gjatë gjithë ndeshjes, por Apolonia e vulosi fitoren në minutat shtesë, kur Mmesoma Anthony Umejiego shënoi golin e tretë në minutën e 90+7.
Me këtë fitore, Apolonia beri një paraqitje dinjitoze duke dominuar plotësisht lojën e duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë për të.