Derbi i javës së 4-të të “Kategorisë së Parë” midis FK Apolonisë dhe KF Lushnjes, i luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, përfundoi me rezultatin minimal 0-1 në favor të ekipit lushnjar.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kledis Hida në minutën e 15-të, duke i dhënë Lushnjes avantazhin e hershëm, të cilin ata arritën ta mbanin deri në fund.
Pavarësisht përpjekjeve të Apolonisë për të barazuar rezultatin, ekipi i Lushnjes mbrojti mirë avantazhin, duke dalë fitimtar në këtë sfidë të ashpër dhe plot tension midis dy rivalëve të zonës.
Pas kësaj ndeshje FK Apolonia renditet në vendin e 7-të klasifikimit.