NDESHJA E RADHËS

Meshkuj, Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

FK Apolonia- FC Flamurtari, përfundon 3-4 me penallti, pas mbarimit të ndeshjes

FK Apolonia- FC Flamurtari, përfundon 3-4 me penallti, pas mbarimit të ndeshjes

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ndeshja e PLAY OFF midis FK Apolonia dhe FC Flamurtari u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Loja e Apolonisë ishte shumë e mirë, me shumë aksione të organizuar drejt portës kundërshtare, por pa sukses.
Loja ishte shumë e luftuar, të dyja ekipet synonin portën sepse donin të shkonin përpara drejt “Abissnet Superiore”, por asnjëra nuk ja doli që brenda kohës së rregullt të mund të fitonte ndeshjen.
Një gol i Omerit të Apolonisë, në pjesën e dytë nuk u pranua nga gjyqtari, me pretendimin se lojtari tjetër i Apolonisë, Mmesoma Anthony Umejiego preku topin me dorë.
Kështu ndeshja përfundoi 0-0, u dha koha shtesë prej 30 minutash, por edhe kjo shtesë, ku lojtarët lozën me shpirt por të lodhur nga koha e gjatë e lojëd, nuk dha asnjë gol për asnjë skuadër.
Kështu loja u pasua me penalltitë.
Apolonia realizoi 3 gola, kurse Flamurtari 4 gola.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer, me shpirt dhe me ambicie të madhe, por nuk realizoi dot fitoren.
Kështu përfundoi kjo lojë me rezultatin 3-4 për Flamurtarin.
Apolonia mbetet në Kategorinë e parë, kurse Flamurtari do të ndeshet me Laçin të dielën dhe fituesi do te jetë pjesë e Superiores.

Lajme e fundit

×