Finalja e “Abissnet Superiore” për femra u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”- FSHF.
FK Vllaznia dhe FK Apolonia u ndeshën për titullin e kampiones së “Abissnet Superiore” 2023-2024.
Ekipi i Apolonisë nisi ndeshjen me shpresën për të fituar kampionatin, por u përball me një Vllazni të vendosur dhe të gatshme për t’i dhënë betejë.
Në fillim të lojës, Esmeralda Franja shënoi me penallti për Vllazninë në minutën e 21, duke sjellë një avantazh të hershëm për ekipin e saj.
Duke vazhduar me Fortesa Berisha në minutën e 24, Rrezona Ramadani dhe sërish Esmeralda Franja shtuan dy golat e tjerë për Vllazninë në minutat e 27 dhe 51, duke vendosur një diferencë të konsiderueshme në rezultat.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-4, por nuk ishte ky rezultati që prisnim.
Apolonia nuk luajti në lartesinë e ndeshjeve që ka zhvilluar më parë me Vllazninë.
Skuadra jonë javën tjetër ka ndeshjen finale të Kupës së Republikës.