Në kuadër të Finale 4 për “Abissnet Superiore” Femra, KF Tirana dhe FK Apolonia u përballën në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë duke garuar për vendin në finalet e kampionatit.
Ndeshja u karakterizua nga rivalitet dhe tension midis dy ekipeve.
Tirana mori avantazhin në fillim të ndeshjes, kur Fleta Musaj shënoi gol në minutën e 12.
Por Apolonia gjeti rrugën për të kthyer rezultatin dhe në minutën e 45, Valentina Troka shënon golin e barazimit për ekipin e zemrës.
Edhe pse ndeshja vazhdoi me intensitet dhe përpjekje nga të dyja anët, asnjëra prej tyre nuk arriti të gjejë rrugën e golit duke bërë që rezultati të mbetej 1-1 në fund të kohës së rregullt dhe shtesës.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer dhe meritonte të fitonte.