Në një përballje të vështirë në kuadrin e javës së 26-të të kampionatit, FK Apolonia dhe FK Tomori u përballën në stadiumin “Loni Papuciu” në Fier. Loja u karakterizua nga emocionet dhe lufta e fortë e Apolonisë për të siguruar fitoren dhe 3- pikëshin.
Ekipi i Apolonisë u detyrua të përballej me një situatë të vështirë kur Tomori shënoi një gol relativisht herët në fillim të ndeshjes. Aldrit Oshafi ishte ai që shënoi për Tomorin në minutën e 11-të, duke sjellë avantazhin për Beratin.
Apolonia kërkoi me këmbëngulje golin në pjesën e dytë të lojës, kur Mmesoma Anthony Umejiego shënoi golin e barazimit në minutën e 74-të, dhe në momentet e fundit të lojës, Stefano Omeri shënoi golin e fitores për Apoloninë në minutën e 90-të, duke sjellë gëzim për tifozët në stadium dhe ekipin.
Me këtë fitore 2-1, Apolonia arriti të marrë tre pikët në këtë ndeshje të rëndësishme të kampionatit, duke u renditur e 5-ta në kampionat.












