Në kuadrin e kampionatit të kategorisë U21 per meshkuj, KF Tirana dhe FK Apolonia u përballën në fushën e Tiranës në kompleksin sportiv “Skënder Halili” në Tiranë.
Loja pati tension, dhe ekipet u përpoqen të merrnin avantazhin dhe të siguronin fitoren.
Apolonia që arriti të shënojë për herë të parë.
Klinsi Metaj ishte autor i golin në minutën e 39, duke sjellë shpresë për një rezultat pozitiv për ekipin e tij.
Megjithatë, KF Tirana pasoi me Bledar Likaj që shënoi golin e barazimit në minutën e 54-të e më pas Erlind Qehaja dhe Igli Bami siguruan fitoren për KF Tiranën me golat e tyre në minutat e 62 dhe 90.
Pas kësaj ndeshjeje renditemi në vend të 7 të klasifikimit.