Në përballjen për kampionatin “Abissnet Superiore” U19 për meshkuj, FK Apolonia-FC Dinamo City përfundon 1-0 duke u ngjitur në tabelë me 3 pikë.
Në minutën e 51, lojtari i Apolonisë Raymond Chidozie Onywuenyi, shënoi me asiste të Albashir Musa duke siguruar avantazhin për ekipin.
Një lojë e luftuar, me ritëm të lartë, me zbritje e kundërzbritje të pareshtura, Dinamo kërkonte të barazonte, kurse Apolonia të garantonte fitoren.
Ishin disa raste të mira për të shënuar gol, por pa sukses.
Performanca e mbrojtjes së ekipit tonë ishte e shkëlqyer, ekipi tregoi organizim të mirë në sulm dhe mesfushë.
Lojtarët Topi, Albashir dhe Chidozie u dalluan për lojë të shkëlqyer.
Ekipi ynë lozi me shpirt, duke dhuruar një lojë të bukur dhe fitore të merituar plotësisht.
Trajneri Nikolin Çoçlli shprehet i kënaqur për lojën dhe shprehet se të gjithë lojtarët e Apolonisë treguan vitalitet dhe forcë, aftësi dhe shpirt gare.
