Erald Maksuti, futbollisti shkodran na rrëfen rrugëtimin e deritanishëm, qartësinë për rrugën që po ndjek dhe objektivat e tij shumë të qarta për të kapur majat e futbollit europian.
Lojtari i talentuar i Klubit FK Apolonia është shtatlartë, me fizik të shkëlqyer, inteligjent, me instikte të forta për të shënuar, mesfushor sulmues që zbret me shpejtësi drejt portës, me 4 asiste, 4 gola dhe 4 fitore penalltie për këtë gjysëm sezoni.
Punëtor, modest dhe i përkushtuar në punë, i mirëedukuar dhe civil, Eraldi është shembull për çdo sportist të ri në Klubin e Apolonisë dhe me gjerë.
Erald Maksuti ka instikt të fortë për të shënuar, është i fortë në dyluftim, triblon shumë mirë në zonë dhe sulmon drejt portës duke shfrytëzuar cdo aksion për ta shndërruar në gol.
Kur e keni filluar futbollin dhe kush ju ka mbështetur më shumë?
emigruar në Greqi me familjen time dhe kur jam rregjistruar në shkollë në atje të gjithë e kanë
vënë re talentin tim si futbollist. Për 4 vite që kam qëndruar atje isha më i miri në skuadrën time.
Pastaj kam filluar nga pak të futem në skuadra të tjera. Këtu në Shqipëri ku e kam nisur të
skuadra Brians. Mbështetjen më të madhe e kam pasur nga familja ime.
Si u bëtë lojtar profesionist futbolli?
Mbas disa sezonesh te ekipi Brians une pata mundësi të kaloja te disa ekipe në Itali, por me
pamundësinë për të luajtur nga problemi i Covidit që ishte në atë kohë vendosa rikthimin në
Shqipëri. Presidenti i ekipit të Brians më sugjerojë që të vija në klubin e FK Apolonisë ku
presidenti i klubit, z.Koço Kokëdhima dhe trajneri i skuadrës së Apolonisë ishine prezent dhe
nga ajo ditë e sot unë jam bërë pjesë e Apolonisë ku kam trajnimet e një profesionisti.
Cila ishte pjesa më e vështirë e rrugëtimit tuaj për tu bërë një futbollist profesionist?
Pjesa më e vështirë e rrugëtimit tim ka qenë shpërngulja ime në Itali në moshën 15-vjeçare për
2 vite ku jam përpjekjur për të luajtur, por, siç e përmenda më lart, nga Covidi nuk e kisha
mundësinë për të treguar veten. Për shkak të pamundësive te këtyre 2 viteve të shkëputjes nga
futbolli mu desh të kthehesha në Shqipëri ku kam pasur një pritje shumë të mirë nga drejtuesit e
Apolonisë.
Çfarë ju pëlqen më shumë tek loja e futbollit?
Futbolli është më shumë se pasion për mua. Është ëndrra ime më e madhe që më jep atë
forcën për të vazhduar përpara.
Çfarë mendoni se e bën futbollin sportin më të mirë në botë?
Futbolli përveçse është një sport i aksesueshëm nga të gjithë me 1 top e 2 fusha, të jep një
emocion të papërshkrueshëm me lëvizjet e paparashikuara të një lojtari, si e si vetëm për të
futur në portë topin. Prandaj është ndër sportet më të ndjekura në botë.
Kush është futbollisti juaj i preferuar dhe pse?
Nuk kam ndonjë lojtar të preferuar, por jam një vëzhgues shumë i mirë i shumë
sulmuesve të futbollit si Neymar, Benzema, Ronaldo, Messi.
Çfarë mendoni se e dallon ekipin tuaj të Apolonisë nga ekipet e tjera në Kategorinë e Parë?
Apolonia deri tani e ka treguar veten e saj edhe jashtë vendit në shumë pak kohë. Kemi ndër
trajnerët më të mirë dhe bashkëpunimi në skuadër është thelbësor.
Cilat mendoni se janë cilësitë më të rëndësishme për një futbollist të suksesshëm?
Talenti sigurisht, trajnimi patjetër që po, por ajo që e bën një futbollist të suksesshëm është
përfundimisht bashkëpunimi në skuadër.
Si e trajtoni zhgënjimin pas një humbjeje?
Në fillim normal që mërzitem, por shikoj në celular të gjitha momentet kryesore në mënyrë që të
mos përsëris të njëjtat “gabime”! Por jeta është fitore-humbje, këtë ia përsëris shumë herë
vetes.
Cili është pozicioni juaj i preferuar në fushën e lojës?
Pozicioni im është sulmues qendre, por për t’i dhënë ndihmë ekipit kur ka pasur nevojë kam
luajtur dhe disa role të tjera.
A keni ndonjë ritual apo bestytni para lojës?
Unë jam shumë besimtar dhe lutem gjithmonë para se të futem në lojë.
Për cilën arritje në karrierën tuaj të futbollit jeni më krenar?
Për çdo periudhë që kam kaluar deri tani jam shumë krenar sepse falë atyre jam këtu ku jam
sot, por mund te veçoj momentin që morëm pjesë në Ligën e Kampioneve për të rinj U19 ku
bëmë historinë, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që kalonim 1 raund.
Nuk kam ndonjë të preferuar, por do të punoj shumë fort që të arrij edhe më shumë se
sa kanë arritur edhe ikonat më të mëdha të futbollit.
A ndiqni ndonjë sport tjetër përveç futbollit? Nëse po, cilat?
Janë disa sporte që ndjek, por më shumë ndjek basketbollin dhe Formula 1.
A keni ndonjë këshillë për lojtarët më të rinj që sapo kanë filluar?
Këshilla ime për të rinjtë është që të vazhdojnë pasionin e tyre me shumë punë dhe sakrifica
bashkë me mbështetjen e prindërve të tyre, që është forca më e madhe dhe do t’i arrijnë
synimet e tyre.
Nëse nuk mund të ishe një futbollist profesionist, çfarë do të bëje në vend të kësaj?
Nëse unë nuk do të isha një futbollist profesionist mendoj se mund të bëhesha fizioterapist.
Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Ushqimi im i preferuar është lazanja.