Ndeshja e U14 meshkuj midis FC Pepa dhe FK Apolonia, u luajt në Kompleksin e Futbollit “Pepa”, dhe përfundoi me rezultatin 4-0.
David Cepa siguroi avantazhin për FC Pepa në fillim të ndeshjes me gola të shënuar në minutat e 11-të dhe 16-të, Alteo Panxhi me dy gola të tjerë në minutat e 19-të dhe 22-të.
Ndeshja solli emocion dhe përpjekje nga ekipi i U14 të FK Apolonisë, por pa rezultat fitues.
Pas kësaj ndeshjeje renditemi të fundit në klasifikimin e Kampionatit të “Abissnet Superiore U14”. Skuadra ka ndërruar trajner kohët e fundit dhe po punon seriozisht për tu ngjitur më lart e rritur performancën e saj.
