Në një përballjen për Kupën e Shqipërisë U19 meshkuj FK Partizani- FK Apolonia përfundoi me rezultatin 2-0, në ndeshjen e luajtur sot në “Qendra Kombëtare Sportive- Kamëz”.
Golat për Partizanin u shënuan në pjesën e pare nga Orest Rifa në minutën e 4-të të shtesës.
Nga Ekipi i Apolonisë, trajneri Niko Coclli si dhe lojtarët Musa dhe Topi u ndëshkuan me kartona të verdhë.
Pjesa e dytë vazhdoi me një lojë të ashpër dhe shumë mundësi të krijuara nga ekipi i Apolonisë, por pa arritur për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 87 lojtari i FK Partizanit Ensar Tafili arriti të shënonte golin e dytë për ekipin duke përcaktuar kështu dhe fitoren e tyre.












