NDESHJA E RADHËS

Mediat

Firmosi kontratë 5+1, Ndubuisi: Rinovova me dëshirë të madhe, këtu kam mundësi të rritem

Firmosi kontratë 5+1, Ndubuisi: Rinovova me dëshirë të madhe, këtu kam mundësi të rritem

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Nga kontrata te rikuperimi, “zbërthehet” Francis Eneh Ndubuisi. Pak para se të mbyllej viti 2023, qendërmbrojtësi rinovoi me Apoloninë. Ka firmosur jo për pak, por për 5 vitet e ardhshme (me opsion rinovimi për një tjetër vit).

Një vendim që 20- vjeçari e ka marrë me dëshirë të madhe, pasi Fierin e sheh si një trampolinë të madhe për karrierën e tij. Gjatë një interviste të dhënë posaçërisht për “Panorama Sport”, nigeriani tregon si i kaloi festat dhe dy muajt jashtë fushave. Nuk kishte si të mos komentonte edhe ecurinë e pjesës së parë të sezonit dhe pritshmëritë që ka për vazhdimësinë e garës.

Viti 2024 iu gjeti të rikuperuar, ka kaluar përfundimisht dëmtimi?

Nisi mbarë ky vit. Prej datës 4 janar, nisa stërvitjen me ekipin.

Gati dy muaj “out”, si ka qenë kjo periudhë për ju?

Ishte një ndër periudhat më të vështira të karrierës sime. Kam vuajtur shumë, pasi kjo ishte hera e parë që pësoja një dëmtim të rëndë. Dy muaj nuk janë pak.

Si është gjendja juaj tani?

Gjendja ime është përmirësuar ndjeshëm dhe ditë pas dite po punoj fort për të qenë gati dhe për t’u rikthyer më i fortë se kurrë. Gjithçka po shkon shumë mirë dhe mendoj e do jem gati për të luajtur kur të rinis gara.

Keni rinovuar një kontratë 5+1 me klubin. Pse kjo zgjedhje?

Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që do të vijoj të luaj për fanellën bardhejeshile. Qëndroj gjatë tek Apolonia sepse është zgjedhja ime e parë dhe dëshira ime më e madhe. Përpos faktit, që është një klub serioz, i organizuar më së miri dhe mbi të gjitha promovues i të rinjve. Këtu rritesh shumë.

Ku i kaluat festat e fundvitit?

Isha këtu, në Fier. Një qytet i bukur dhe i qetë. E ndjeva atmosferën e festave në çdo cep. Njerëzit janë miqësorë dhe dashamirës. Jam i sigurt që do t’ia kaloj shumë mirë, edhe me shokët e tjerë të skuadrës.

Jemi thuajse në gjysmën e kampionatit, si e keni parë ecurinë e deritanishme të Apolonisë?

Kemi pasur disa luhatje, të cilat na kanë bërë të lëmë pikë të rëndësishme rrugës dhe ato në “Loni Papuçiu” djegin më shumë. Megjithatë, ne jemi brenda pritshmërive të fillimit të sezonit. Kjo nuk do të thotë asgjë, pasi vijimi i garës është edhe më i vështirë për faktin se të gjitha sfidat e mbetura shihen si finale. Askush nuk dëshiron që të gabojë më, pasi vë në pikëpyetje objektivin sezonal.

Çfarë duhet që të bëjë Apolonia më mirë në pjesën e mbetur të sezonit?

I kemi të gjitha mundësitë dhe kryesorja kemi cilësi në organikë për të bërë më shumë mirë në pjesën e mbetur të sezonit. Për fat, rikthehen edhe disa lojtarë të dëmtuar, por edhe nuk kemi më të pezulluar për shkak të kartonëve. Grupi i lojtarëve do të jetë i plotë, si kurrë më parë. Kam besim se ne do të jemi shumë më të fortë sepse jemi ndërtuar si një grup solid.

 

HILMI SALIU- “Firmosi kontratë 5+1, Ndubuisi: Rinovova me dëshirë të madhe, këtu kam mundësi të rritem”– PANORAMASPORT.AL

Lajme e fundit

×