Në një përballje emocionuese në Akademinë e FK Apolonia, U-19 FK Apolonia arriti një fitore të shkëlqyer me rezultatin 3-1 kundër FC Internacional.
Nga prekje topi me dorë, loja nisi me penallti për FC Internacional, që e shënoi Arber Bushati në minutën e 6- të.
Megjithatë, Erald Maksuti i FK Apolonisë barazoi po me penallti të shkaktuar nga prekje topi me dorë në minutë e 16.
Përmbysja e rezultatit u arrit nga Olanrewaju Folorunsho në minutën e 47 dhe Llambi Bani në minutën e 78.
FK Apolonia e dominoi plotësisht lojën dhe pati një kordinim të mirë të lojtarëve, organizim të mirë në mbrojtje e sulm dhe disa raste për të shënuar.
Kujtojmë se Fk Apolonia e fitoi edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë me FC Internacionalin, por ju hoqën pikët në tavolinë për shkak të futjes në lojë të një lojtari të ri.
U19 FK Apolonia ka filluar ngjitjen dhe presim rezultate fituese në vazhdim.












