NDESHJA E RADHËS

Femra

Femra, KF Vllaznia- FK Apolonia përfundon 2-1

Femra, KF Vllaznia- FK Apolonia përfundon 2-1

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Përballja mes KF Vllaznia Femra dhe FK Apolonia Femra në Shkodër solli një ndeshje të fortë me emocion dhe tension.
Në një moment Aksioni të Vllaznisë, në minutën e 17-të Xhulia Xhindole bëri faul që arbitrja e ndëshkoi rëndë me karton të kuq duke lënë fushën e lojës dhe duke e lënë kështu skuadrën me 10 lojtarë.
Apolonia bëri një lojë të shkëlqyer duke e vënë në vështirësi të madhe Vllazninë në fushën e vet .
Një asist i bukur i Vanesa Levenaj i dhënë Xhesika Ndojit dhe kjo e fundit shënoi golin e barazimit në minutën e 55.
Arbitrja kryesore ndëshkoi me 4 kartona Ekipin e Apolonisë, 3 të verdhë e 1 i kuq.
Vlen të shënohet moti shumë i ftohtë e me shi që nuk pushoi gjatë gjithë ndeshjes.
Ndeshja u zhvillua e ashpër me zbritje e kundërzbritje, por në minutat e fundit të ndeshjes Arlinda Kodra e Vllaznisë shënoi në minutën e 88, duke përfunduar ndeshjen me rezultatin 2-1 për Vllazninë.
Rivaliteti i këtyre dy skuadrave ka qenë i vazhdueshëm dhe ka qenë gjithmonë ndeshje e vështirë për Vllazninë ndeshjet që ka bërë me Apoloninë.

Lajme e fundit

×