Në stadiumin “Luz i Vogël”, në Kavajë u zhvillua ndeshja KS Besa me FK Apolonia, e cila përfundoi 0-0.
Në minutën e 64, Ersildjo Asllanajt iu dha rasti për ti dhënë avantazhin Apolonisë, por ai e humbi penalltinë duke lënë rezultatin pa ndryshuar barazim 0-0.
Kjo ndeshje nuk solli fitoren e pritur për Klubin e Apolonisë.
Ky barazim e vështirëson pozitën e ekipit tonë.
Objektivi për tu ngjitur në Abissnet Superiore mbetet një sfidë e vështirë për Ekipin e FK Apolonisë dhe trajnerin e saj Yeray.
Rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe ndeshja me Besën nuk e ndihmojnë aspak ekipin tonë në objektivin që kanë.
Është e sigurtë se pjesa e dytë e sezonit është shumë e vështirë dhe me presion të rritur.
Klubi pret që Ekipi i Apolonisë të fitojë ndeshjet e fundit të këtij fundviti.
