NDESHJA E RADHËS

Lajme

Xh. Ndoj dhe A. Mone thirren nga trajneri K. Krepi

Xh. Ndoj dhe A. Mone thirren nga trajneri K. Krepi

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Portierja e FK Apolonia, Amelia Mone, dhe sulmuesja Xhesika Ndoj janë thirrur nga trajneri Kreshnik Krepi, për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Europian për Futbollistët e Rinj nën moshën 19 vjeçare (EURO U-19).
Përvoja e tyre me FK Apoloninë ka bërë që ato të bien në sy nga trajnerët e kombëtares.
Ato do të bashkohen me lojtare të tjera të futbollit shqiptar për të përfaqësuar ngjyrat kombëtare dhe për të garuar në nivelin më të lartë të futbollit Europian për këtë grupmoshë.
Shqipëria do synojë të ngjitet në Ligën A dhe kualifikimin për në Kampionatin Europian 2024.
Vajzat kuqezi nisin seancat përgatitore të dielën datë 22 Tetor 2023 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa të martën datë 24 Tetor skuadra do të udhëtojë drejt Zvicrës.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të mërkurën e 25 Tetorit ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Qipron.
Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Kreshnik Krepi do të jetë kundër vendasve (ekipi zviceran) më 31 Tetor 2023.
Klubi F.K. Apolonia beson fortë se Ndoj dhe Mone do të japin një kontribut të madh dhe do krenojnë të gjithë ata që e mbështesin futbollin shqiptar.

Lajme e fundit

×