Orelesi, ju keni një përvojë të gjatë si lojtar. Mund të ndani një moment ose arritje të paharrueshme nga karriera juaj futbollistike?”
Me Kombëtaren e U-20, kur shënova një gol dhe çava rrjetën me një goditje.
Ndër shumë arritje të miat do të veçoja fitoret e Ligës
Superiore të Shqipërisë 5 herë, kjo ishte më e veçanta.
Ju jeni nga Nigeria. Ju lutem na tregoni rreth familjes suaj dhe rikthimit në vendin e origjinës.
Po, një nigerian krenar. Unë vij nga një familje prej 6 personash me një baba të ndjerë, 3 vëllezër dhe unë. Jam fëmija i dytë dhe djali i dytë në familje.Vendi im,
Nigeria, është një vend afrikan, toka e mundësive të mëdha, me ushqim të mirë dhe tradita, ku si meshkujt ashtu edhe femrat përpiqen shumë.
Mund t’ju them pa hezitim se vendi ynë është numër një në Afrikë dhe gjithmonë mbetet në krye të listës, kemi kuzhinierë të shkëlqyer dhe futbollistë
të mëdhenj.
Familja ime është prioriteti im numër një dhe mirëqenia e tyre është gëzimi im.
Natyrisht, planifikoj të shkoj në vendlindje sa më parë.
A flisni shqip? Çfarë mendoni për njerëzit.
Pak, por jo rrjedhshëm. Shqiptarët janë miqësorë, mikpritës dhe të këndshëm për t’u shoqëruar me ta. Ata vlerësojnë kulturën, etikën dhe traditat si në Nigeri. Ushqimi është i ndryshëm.
Cila është përvoja më e mirë në klubet që keniluajtur? Pse?
F.K. Dinamo, K.F. Skënderbeu, Metallurg Zap,Ukrainë.
Kam takuar personalitete me kultura të ndryshme dhe njerëz të rinj, me prespektiva të ndryshme në lidhje me jetën dhe profesionin tonë.
Çfarë pozicioni luani dhe çfarë të pëlqen më sëshumti kur luani në këtë pozicion?
Unë luaj mesfushor mbrojtës dhe më pëlqen të luaj në këtë pozicion, sepse më ndihmon të jem i ekuilibruar dhe më lejon të shoh zhvillimet në fushë.
Përshkruani stilin tuaj të lojës dhe cilësitë tuaja si udhëheqës dhe mbështetës të skuadrës së Apolonisë.
Stili im i lojës janë pasimi, markimi, mbështetja, poseidimi dhe komunikimi.
Ju jeni lojtari më i pjekur i F.K. Apolonia. Ata janë krenar që ju kanë si kapiten. Përshkruani aftësitë tuaja të bashkëpunimit dhe udhëheqjes në dhe jashtë fushës.
Puna në grup ndihmon për të motivuar ekipin që të luajë mirë lojën.
Aftësitë drejtuese janë:
Aftësia për të udhëhequr me shembull dhe për të frymëzuar ekipin duke demonstruar punë të palodhur dhe përkushtim, aftësia për të vepruar si zgjatimi i trajnerit dhe komunikimi efektiv me lojtarët e skuadrës, aftësia për të menduar shpejt dhe ofrimi i zgjedhjeve kreative si dhe dhënia e vlerësimeve dhe kritika konstruktive, në mënyrë që të ndikojnë te lojtarët dhe të marrim performancën më të mirë nga ata dhe ekipit im.
Si përgatisni veten mentalisht për një ndeshje, para dhe gjatë saj?
Së pari, sigurohem që asgjë të mos më ngarkojë zemrën dhe mendjen time para ndeshjes, e cila më ndihmon të përgatis mendjen dhe të shoh përpara
drejt një fitoreje të mundshme. Së fundmi, unë lutem duke vënë gjithçka dhe secilin në duart e Zotit para, gjatë dhe mbas ndeshjes.
Si i përballoni presionin dhe si performoni në situata të rëndësishme me shumë risk?
Kam mësuar të kuptoj nivelin tim të ankthit, kështuqë qendroj i qetë në çdo situatë e për çfarëdo ndodh, gjë që më ka ndihmuar të ndërtoj besimin tek vetja gjatë viteve. Unë e motivoj veten nëçdo kthesë të
lojës sepse e dua dhe e shijoj atë që bëj. Gjithashtu, jam i lumtur që kam privilegjin e të luajturit futboll në fushë.
Si qëndroni i motivuar dhe vazhdimisht përmirësoheni si futbollist?
Gjithmonë nuk harroj se nga vij dhe si fillova karrierën time në futboll. Unë e kam përgatitjen mentale dhe orientimin e motos: “Puno fort ose shko në shtëpi“.
Cilat janë synimet tuaja afatgjata si futbollist, individualisht edhe si pjesë e një skuadre?
Qëllimi im kryesor është ta çoj ekipin tim të F.K. Apolonia në hartën e Kategorisë “Abissnet Superiore“. Skuadra ime nuk ka rival, ekipi duket shumë mirë dhe ne duam që të fitojmë edhe Kupën e Kategorisë së Parë.
Objektivi im personal është të jem lojtari më i mirë afrikan në Shqipëri, Zot më ndihmo.
A ka ndonjë futbollist ose skuadër që juadmironi dhe nga të cilët merrni inspirim?
Sergio Busquets dhe FC Barcelona.
Çfarë besoni se ju dallon nga futbollistët e tjerë dhe çfarë ju bën një aset për një skuadër?
Eksperienca ime, qasja ime për frymë grupi dhe ndërmarrja e iniciativave, niveli im i pjekurisë dhe aftësitë e fituara nga vitet.
Apolonia ka shumë lojtarë nga Afrika. Mendon se Klubi i Apolonisë ka një atmosferë të ngrohtë dhe shumë të mirë për të gjithë afrikanët që janë në klub?
Po, ndihem mirë me të gjithë dhe me djemtë e ekipit ne ndjehemi si vëllezër dhe si një familje. Absolutisht, F.K. Apolonia është një “shtëpi” larg shtëpisë.
Çfarë të pëlqen të bësh në kohën tënde të lirë?
E kaloj kohë time të lirë duke reflektuar, për Spa, shikoj filma, shkoj në vende të reja dhe dal me shokët.
Cili është gatimi yt i preferuar në Shqipëri? A të mungon ushqimi nigerian?
Ushqimi im i preferuar në Shqipëri është byreku. Ushqimi im nigerian më i preferuar është Amala Gbegiri dhe Ewedu me peshk të freskët, këmbë lope dhe mish dhie.