Në ndeshje e zhvilluar në datë 6 tetor 2023 në Aneksin “Skënderbeu”, ku ekipi ynë, Apolonia U19, u përball me Skënderbeun në një sfidë të vështirë. Loja ishte e ndërlikuar dhe emocionuese nga fillimi deri në
fund, dhe lojtarët treguan vendosmëri dhe talent të vërtetë në fushën e lojës.
Në minutën e 45’+3′, lojtari i Skënderbeut Kevi Mejdani bëri autogol. Kjo situatë i dhuroi Apolonisë
golin e parë në pjesën e parë të lojës.
Apolonia doli më e fortë dhe arriti të shënojë në fundin e lojës me Fabricio Çulli në minutën e 90-të.
Apolonia fitoi 2 penallti të cilat u humbën të dyja në gjuatje të gabuara nga Klejdi Hoxhaj dhe Abubakar Nasir Abdulkadir Sadiq.
Normalisht Apolonia do kishte dalë fituese duke konsideruar shancet që pati me të dyja penalltitë, por humbja e tyre i dha vetëm 1 pikë Apolonisë.
Edhe pse nuk morëm fitoren në këtë ndeshje, përpjekjet dhe dëshira e lojtarëve tanë janë të padiskutueshme dhe loja e tyre ishte fantastike.
