NDESHJA E RADHËS

Ndeshjet e javes, Skuadra e I-re

Apolonia fiton me Burrelin në shtëpi

Apolonia fiton me Burrelin në shtëpi

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

U zhvillua ndeshja midis F.K. Apolonia dhe K.S. Burreli në Stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, në të cilën Apolonia fitoi bindshëm me rezultatin 3-0.
Në minutën e 23-të, mbrojtësi fantastik i Apolonisë Ndubuis Francis Eneh shënoi me kokë golin e parë, duke treguar edhe një herë aftësi të një sulmuesi këmbëngulës.
Pas këtij goli, në minutën e 32′ nën presionin e madh në portën e Burrelit, mbrojtësi i Burrelit Aleks Dedgjonaj, në përpjekje për të mbrojtur portën nga një goditje për gol, bën autogol në minutën e 32-të. Keshtu pjesa e parë perfundon me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Apolonia dominoi lojën dhe në minutën e 66-të, mesfushori Mateo Shanaj gjerrugën e rrjetës duke shënuar me kokë golin e tretë për ekipin e tij.

KS Burreli bëri përjekje të mëdha, por loja e tyre u dominua nga paqartësi, pasaktësi në pasime dhe organizim të sulmeve. Edhe mbrojtja e tyre la shumë për të dëshiruar.
Pas kësaj fitore në shtëpi, Apolonia ngjitet në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit të 10 skuadrave të kategorisë së parë.
Apolonia luan të hënën, në datën 2 Tetor në Vlorë me Flamurtari F.C.

Lajme e fundit

×