NDESHJA E RADHËS

Vanesa Levendi
Femra, Lajme

Vanesa Levendi, trikuartistja e pazakontë e Apolonisë

Vanesa Levendi, trikuartistja e pazakontë e Apolonisë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Eksperienca e Vanesa Levendit tek Apolonia nisi në vitin 2013, disa ditë pas krijimit të ekipit të parë të femrave. Pozicioni i saj është trikuartiste. Futbolli fillimisht u nis duke luajtur me shokët deri ditën kur filloi të luante futboll me ekipin profesionistë të Apolonisë.
Personi që e bëri pjesë të Apolonisë ishte trajneri Arben Ymeraj, i cili ishte dhe trajneri i parë i ekipit të femrave.
Klubi F.K. Aponia e ka ndihmuar karrierën e saj gjatë 10 viteve duke vlerësuar punën, vullnetin, inteligjencën, pasionin e saj të madh për futbollin dhe angazhimin e saj serioz në Klub.
Vanesa ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të U-19 për femra.
Familja e ka mbështetur duke e parë Vanesën drejt një karriere të vlefshme në futbollin profesionist të vajzave. Objektivi i saj personal është objektivi i Skuadrës: Skuadra e saj të fitojë titullin Kampion të Shqipërisë!
Ajo shpreson që këtë sezon do të paraqitet me performancë shumë të mirë. Vlen të theksojmë se karriera e saj ka njohur vetëm ngritje.

Lajme e fundit

×