NDESHJA E RADHËS

Serjan Repaj
Mediat, Skuadra e I-re

“Kemi komoditet dhe qetësi”, Repaj hedh sytë nga Superiorja: Do të jetë vit ndryshe, mos e nënvlerësoni Apoloninë

“Kemi komoditet dhe qetësi”, Repaj hedh sytë nga Superiorja: Do të jetë vit ndryshe, mos e nënvlerësoni Apoloninë

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Në Fier janë lodhur në inferiore. Planet i kanë të qarta, që ky të jetë viti i fundit në Kategorinë e Parë. E dinë që do të jetë e vështirë dhe sidomos me rivalët që janë përforcuar në të gjitha anët, por kjo nuk i pengon që ta tentojnë. Këtë e thotë edhe Serjan Repaj, mbrojtësi me përvojë i Apolonisë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 22- vjeçari paralajmëron një ekip ndryshe këtë sezon.

Serjan, si po shkojnë seancat e para stërvitore në Fier?

Gjithçka po shkon më së miri. Jemi një grup i ri, me cilësi brenda dhe që kemi shumë për të dhënë. Stafi i ri teknik po mundohet që të na motivojë dhe jemi mjaft të qetë psikologjikisht. Tanimë na mbetet vetëm të gjejmë plotësisht formën fizike dhe ruhemi nga dëmtimet.

Sa kanë ndikuar ngarkesat në stërvitje këtë periudhë?
Fillimi i fazës përgatitore është gjithmonë i vështirë, për më tepër që vijmë nga tri javë pushim. Është normale që faza e tanishme të jetë e lodhshme, plus ditë pas dite po marrim ngarkesën e nevojshme dhe mund të them haptazi se çdo ditë ka vështirësitë e saj. Gjithsesi, ne jemi në rrugën e duhur.

Sa ndryshe do të vijë Apoloni këtë sezon?

Sigurisht që do të jetë një ekip ndryshe, shumë herë më i fortë. Ndryshimi ynë vjen si pasojë e dy viteve të fundit jo fort pozitive në Kategorinë e Parë, por këtë herë, në këtë vit të tretë, pozitive për ne mendoj se është fakti që boshti i sezonit të kaluar është ruajtur dhe ne njihemi akoma më mirë tashmë. Mbi gjithçka duhet të punojmë shumë fort në fushë e të flasim sa më pak në media. Boshti i lojtarëve titullarë të sezonit të kaluar është ruajtur.

A do t’ju ndihmojnë për të bërë më mirë e më shumë?

Logjikisht viti i tretë së bashku na jep një lloj komoditeti dhe qetësie. Gjithsesi ne jemi një ekip konkurrues, i cili ka në përbërjen e tij lojtarë të rinj, por me eksperiencë, si dhe elemente të rinj që do të luftojnë fort për një vend titullari në formacion. Kjo konkurrencë na jep më tepër shtysë për të bërë e dhënë më të mirën. Apolonia, në çdo kategori të jetë, do të kërkojë fitoren në çdo ndeshje. Kjo duhet e do të jetë fytyra e ekipit në sezonin e ri.

Si e vlerësoni këtë sezon në Kategorinë e Parë?

Normalisht që do të jetë shumë i vështirë dhe i luftuar. Janë skuadra me traditë që do të synojnë ngjitjen. Por patjetër që secila do të ketë objektivat e vet.

Elita mbetet sërish objektiv për Apoloninë. I arritshëm?

E ritheksoj se ky objektiv arrihet vetëm nëse ne do të punojmë fort në fushë e do të flasim pak ose aspak në media. Gjithçka është e mundur në futboll, por këtë herë duhet të jemi më me këmbë në tokë. Me pjekuri, qetësi, vendosmëri e përkushtim të shtuar, ekipi do të jetë në lartësinë e duhur për sezonin e ri.

HILMI SALIU. “Kemi komoditet dhe qetësi”, Repaj hedh sytë nga Superiorja: Do të jetë vit ndryshe, mos e nënvlerësoni Apoloninë– PANORAMASPORT.AL, 1 Gusht 2023

Lajme e fundit

×