Ekipi U-13 Femra, kampione e Kampionatit Rajonal Fier!
Përfundoi finalja e Kampionatit Rajonal Fier Apolonia-Ylberi për U13
femra, me rezultatin 8-3.
Vajzat e Apolonia U13 femra kanë dominuar të gjitha ndeshjet e kësaj gare duke fituar titullin e kampionit!
F.K. Apolonia i ka kushtuar prej vitesh rëndësi të madhe futbollit të vajzave dhe seleksionimit, trajnimit dhe zhvillimit të lojtareve femra.
Marrja e titullit tregoi edhe një herë punën, përkushtimin dhe regjimin e vajzave të ekipit U13 si dhe të trajneres Vanesa Levendi dhe trajneres së portierëve Antigoni Hyska.