NDESHJA E RADHËS

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.
Mediat

Penallti të humbura dhe gola, Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i çuditshëm

Penallti të humbura dhe gola, Flamurtari kalon në fazën tjetër nga rregulli i çuditshëm

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë u mbyll në barazimin 1-1 në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it

Për shkak të rregullit të vendosur, vlonjatët kalojnë në fazën tjetër për shkak se renditen në vendin e 3-të në Kategorinë e Parë. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga Pedro Augusto teksa po ai vetë humbi edhe një penallti.

Më pas goli i barazimit u shënua në të 63’ nga Antoni. Në minutën e 89’ Apolonia pati mundësinë e artë për të kaluar në fazën tjetër, por Asllanaj gaboi nga 11 metrat.

FLAMURTARI 1-1 APOLONIA

45’+5′ Pedro Augusto/ 63′ Antoni

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Kuka, Beqja, Liçaj, Ramadani, Vitija, Fernandinjo, Juri, Igor, Ribaj, P.Augusto, Oliveira.

Trajner: Diego Longo

APOLONIA: Harizaj, Çijoke, Ndubuisi, Rrepaj, Asllanaj, Shanaj, Orelesi, Hebeja, Omeri, Gjata, Antoni.

Trajner: Vejlko Dovedan

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

NGJARJET KRYESORE

1′ Starton sfida!

6′ Ribaj godet drejt portës, por Harizaj bën një pritje të mirë.

18′ Beqja provon me të djathtën potente, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

25′ Pas një krosimi në zonë, të dy brazilianët nuk arrijnë të devijojnë si duhet topin për ta dërguar në rrjetë.

39′ Beqja godet drejt portës, por topi shkon shumë pranë shtyllës dhe përfundon jashtë.

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

45’+2′ Gjata provon fluturimthi drejt portës, por topi shkon në duart e portierit Kuka.

45’+5′ GOOOL FLAMURTARI 1-0! Pedro Augusto godet me të majtën potente drejt portës, duke shkundur rrjetën e Harizajt. Vlonjatët kalojnë në avantazh.

45′ Nis pjesa e dytë.

47′ Ribaj gjuan nga goditja e dënimit drejt portës, por Harizaj bën një pritje fantastike.

60′ Pedro Augusto shpërdoron mundësinë e artë, nuk arrin të shënojë me portën pothuajse të boshatisur.

62′ Oliveira gjuan drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin.

63′ GOOOL APOLONIA 1-1! Pas një krosimi në zonë, Antoni shfrytëzon si duhet mundësinë duke barazuar shifrat.

66′ Pedro Augusto gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e dërgon topin jashtë.

70′ Mario Gjata lë fushën me barelë pas një dëmtimi, në vend të tij futet Trifoni.

76′ Repaj tërheq nga fanella Olivierën dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Tensionohet situata në fushë!

89′ Portieri Kuka shkakton penallti dhe arrin ta presë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90’+7′ Mbyllet sfida!

PANORAMASPORT.AL

Lajme e fundit

×