NDESHJA E RADHËS

Apolonia nuk ka kohe te pushoje, stervitet per ndeshjet e play off, jane te motivuar dhe te pergatitur
Mediat

Apolonia nuk ka kohë për pushime, direkt stërvitje dhe… analizë për Superioren

Apolonia nuk ka kohë për pushime, direkt stërvitje dhe… analizë për Superioren

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Apolonia nuk ka kohë të pushojë. Menjëherë pas humbjes me shifrat 3-1 në Vlorë, skuadra ka zbritur në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Rezultati në javën e fundit të kampionatit nuk është bërë aspak dramë.

Përkundrazi, atmosfera ka qenë e qetë dhe pozitive. Në fund të fundit janë në “play off” dhe e kanë ende shansin për të kapur elitën. Rruga është e gjatë dhe e vështirë, por jo e pamundur. Pengesa numër 1 është sërish Flamurtari. Ndeshja do të luhet në Vlorë, ndaj këtë herë do të udhëtojnë më të përgatitur. Njohin terrenin dhe kundërshtarin. Këtu ndoshta e vendosi theksin edhe Vlejko Dovedan, në analizën që zhvilloi. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 30 minuta.

Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët, por edhe drejtuesit. Në klub janë munduar që të mbajnë lart moralin e skuadrës dhe u kanë bërë të ditur se ajo humbje nuk mund të ketë ndikim, pasi ishte thjesht dhe vetëm formalitet. Gjithashtu janë parë me kujdes edhe gabimet e bëra në mënyrë që korrigjimi i tyre të bëhet i mundur sa më shpejt. Bardhejeshilët do të jenë me grup të plotë në këtë 90-minutësh. Nëse treshja e sulmit, M.Gjata, Umejiego dhe Maksuti, u lanë në stol të enjten, në “play off” do të jenë në fushë.

-PANORAMASPORT.AL

Lajme e fundit

×