NDESHJA E RADHËS

Skuadra U14 FK Apolonia e cila triumfoi 4-0 me Skenderbeun,
Akademia, Ndeshjet e javes

U14 Apolonia triumfon mbi Skënderbeun

U14 Apolonia triumfon mbi Skënderbeun

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Ndeshja e radhës U14 FK Apolonia u zhvillua në shtepinë e Apolonisë në Fier me KF Skënderbeun. 

Apolonia dominoi plotësisht lojën në të dyja pjesët duke shënuar që në minutën e parë me Rajdhon, me asiste të Bajraktarit.

Në minutën e 10-të një depërtim i Rajdhos, më pas një goditje e saktë dhe bëhet goli i dytë. 

Në minutën e 16-të pati një inkursion të Mahmutaj, që ndërpritet në mënyre të paregullt dhe gjyqtari jep penallti, të cilën e gjuan po Mahmutaj dhe bëhet goli i 3-të.

Skuadra e Skënderbeut nuk u afrua asnjëhere në portën e vendasve.

Kështu pjesa e parë u mbyll 3-0 për Apoloninë.

Pjesa e dytë filloi me dy ndërrime: hyjnë Tiko dhe Fejzullai, në vend të Budo dhe Rajdho. 

Raste të shumta të Apolonisë për të shënuar në minutat e 33, 36, 38, 42, 44, 48, 52, 54, 57, 59 por pa rezultuar në gola.

Kumbaro shënon golin e 4-të me kokë. Apolonia pati 26 raste të goditjeve në portë dhe asnjë karton për lojtarët e saj. 

Skuadra fierake mbyll ndeshjen duke fituar 4-0 me Skënderbeun.
Kujtojmë se U14 e FK Apolonisë është skuadër me rezultate shumë të mira dhe vec në ngjitje duke qenë ndër skuadrat më të mira të moshës se vet në vend.

Lajme e fundit

×